Përfaqësuesja U-21 po përgatitet për sfidat e rradhës

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 filloi sot në Ohër përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve për Kampionatit Evropian.

Udhëheqësi i ekipit, Goran Staniç së bashku me lojtarët e tij të zgjedhur, tashmë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, dhe lojtarët e përfaqësueses do të vazhdojnë përgatitjet në Ohër në ditët në vijim për ndeshjet kundër Suedisë dhe Polonisë që do të luhen në Manastir.

Përfaqësuesja e Maqedonisë përballet me dy ndeshje të vështira në këtë raund ndeshjesh, veçanërisht ndeshjen kundër Polonisë, e cila ka pasur performancë maksimale në kualifikueset deri më tani, duke shënuar 15 gola në katër ndeshje dhe pa pësuar asnjë.

Kundërshtari ynë i parë është kombëtarja suedeze, e cila do të mbërrijë në Manastir me një seri prej tri humbjesh. Në ndeshjet kundër Polonisë, Italisë dhe Malit të Zi, suedezët pësuan 12 gola dhe nuk shënuan asnjë.

Qëllimi i skuadrës sonë është i qartë. Duhet të fitojmë pikë për të përmirësuar situatën tonë aktuale në tabelë. Kemi një fitore nga katër ndeshje dhe fituam pikët e para në fushë në Manastir, pasi mundëm Armeninë 2:1.

Ndeshjen e parë e luajmë të enjten, më 13 nëntor, kundër Suedisë, dhe pesë ditë më vonë përballemi me Poloninë.

Fillimi i dy ndeshjeve që do të luhen në stadiumin Petar Miloshevski në Manastir është planifikuar për në orën 17:00.