Trajkov: Kemi potencial dhe besojmë se do të fitojmë pikë të reja

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 në Ohër është duke u përgatitur për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në këtë cikël të përzgjedhurit e trajnerit Goran Staniç do të zhvillojnë dy ndeshje në terrenin vendas. Kundërshtari i parë, të enjtën është kombëtarja e Suedisë dhe pesë ditë më vonë është përballja me Poloninë.

"Pres dy ndeshje të vështira, por ne luajmë në shtëpi dhe kjo do të thotë shumë. Do të bëjmë çmos për të shfrytëzuar rastet dhe për të fituar pikë para tifozëve tanë. Mendoj se luajtëm saktë, pati pjesë të mira në lojën tonë, por edhe momente kur nuk reaguam sa më mirë. Megjithatë, treguam se kemi potencial dhe se mund të përballemi me çdo ekip. Mund të kishim fituar më shumë pikë, por për fat të keq në ato ndeshje nuk i shfrytëzuam rastet. Bëmë gabime që kundërshtarët tanë i ndëshkuan. Do të punojmë për këtë, është e rëndësishme të mësojmë dhe të përmirësohemi nga çdo ndeshje", tha Dimitar Trajkov.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Manastir, në orën 17.00.