Përfaqësuesja e Maqedonisë U-16 pësoi disfatë ndaj Uzbekistanit

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-16, e cila është pjesë e turneut zhvillimor të UEFA-s, u mposht nga Uzbekistani me rezultatin 2:0 në paraqitjen e saj të dytë në Strumicë.

Ndryshe nga ndeshja e parë kundër Irlandës së Veriut, trajneri Ilami Isejni bëri disa ndryshime në formacionin titullar dhe u dha një shans lojtarëve që ishin në stolin e zëvendësuesve në fillim të ndeshjes dy ditë më parë.

Uzbekistani kaloi në epërsi në minutën e 39-të, me golin e shënuar nga Beruzbek Samatov.

Në minutën e parafundit të pjesës së parë, Aleksandar Polimac pati një rast për të barazuar rezultatin, por përpjekja e tij u prit nga portieri Almaz Ajupov, i cili gjithashtu reagoi shkëlqyeshëm në minutën e 58-të pas goditjes me kokë të Adrian Veleskit.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Maqedonia U-16 pati edhe dy raste për të barazuar rezultatin. Në minutën e 71-të, Matej Boceski gjuajti, por Ajupov priti, dhe pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, përpjekja e Stefan Ristiçit përfundoi pranë portës.

Rezultati përfundimtar u vendos nga Ruzimurodjon Ruzimurodov në minutën e pestë të kohës shtesë.

Në raundin final, Maqedonia U-16 takohet me Turqinë, e cila sot u mposht nga Irlanda e Veriut me rezultatin 3:2.

Ndeshja është planifikuar për të hënën dhe do të luhet në fushën e Qendrës Stërvitore Goran Pandev.

 

MAQEDONIA: Dimitar Petrov, Filip Gjorgioski (Matej Boçeski 60), Mihajlo Pavlov (Ilija Aksentiev 79), Mateja Masev (Xhihan Ibraimi 79), Aleksandar Polimac (Mitko Stojanov 60), Dardan Ademi (Pavel Stojanov 60), Stefan Ristiç Marin Krstevski (Efe Raifi 60), (Osman Ismaili 73), Ognen Sivevski (Ardi Bajrami 60), Adrian Veleski (Dalibor Markoviç 60), Blagoja Sedloski (Mario Stojçevski 46).