Gjashtë pikë diferencë me 3 xhiro të mbetura është diferenca që ka Vardari në raport me Shkëndijën. Ekipi i Tetovës hyn në mision për të mbrojtur fronin e kampionatit. Dy "gabimet" - humbja nga Bashkimi në shtëpi, dhe më pas barazimi me Sileksin - u kushtuan shtrenjtë kampionëve aktualë, të cilët i lejuan rivalit të tyre më të madh të bënte një diferencë të mirë me tre xhiro të mbetura në LPFM.
Prandaj, Shkëndija do të duhet të fitojë ndeshjet, dhe të presë që Vardari të “gabojë” në dy raundet e ardhshme, dhe pastaj në fazën finale, të vijë në një situatë ku dueli i ndërsjellë do të vendosë betejën për trofeun e kampionatit.
Ekipi i Tetovës do të luajë ndeshjen e sotme kundër Strugës TL duke filluar nga ora 16:00. Golashënuesi më i mirë Besart Ibrahimi nuk do të luajë për shkak të lëndimit. Fabrice Tamba dhe Ronaldo Uebster gjithashtu nuk do të luajnë për shkak të pezullimit, ndërsa Reshat Ramadani do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të këputjes së ligamenteve. Imran Fetai dhe Endrit Krasniqi janë gjithashtu të pasigurt për shkak të lëndimeve, ndërsa Liridon Latifi gjithashtu ka një virus dhe performanca e tij është shumë e dyshimtë.
Shkendija ka para edhe një finale të Kupës kundër Sileksit, kështu që ka shanse që ky sezon i suksesshëm ndërkombëtar të përfundojë me një trofe.





