Shkembi: Barazimi kundër Tikveshit në Kavadar nuk është rezultat i keq

Tikveshi dhe Struga Trim Lum barazuan 2-2 në një ndeshje interesante në Kavadar. Katër gola, raste të bukura, përmbysje. Në fund, secili ekip mori nga një pikë.

Trajneri i Tikveshit, Oliver Bogatinov, është i kënaqur me barazimin, duke pasur parasysh se ekipi i tij shënoi gol në fund.

„Po luajmë me katër pretendentët për renditjen më të lartë njëri pas tjetrit dhe ky është një test për ne se sa konkurrues mund të jemi ndaj tyre. Besoj se po u bëjmë ballë mirë.

Strugës Trim Lum i shënuam dy gola, ndërsa deri tani ata kishin pësuar vetëm tre. Në këtë aspekt duhet të jemi të kënaqur. Mendoj se ndeshja ishte me ritëm të mirë, ndërsa djemtë dhanë edhe atomën e fundit të forcës. Në fund, shikuesit mund të jenë të kënaqur“, deklaroi Oliver Bogatinov, trajneri i Tikveshit

Bledi Shkembi, trajneri i Strugës Trim Lum, mendon se ekipi i tij e humbi ritmin drejt fundit të duelit.

  „Nuk e nisëm mirë, pësuam gol, por më pas u rikthyem dhe bëmë përmbysje. Ndoshta lodhja bëri të vetën, sepse kishin kaluar pak ditë nga dueli me Sileksin. Në fund e humbëm ritmin dhe pësuam golin për 2-2. Megjithatë, barazimi ndaj Tikveshit në Kavadar nuk është rezultat i keq“, deklaroi trajneri i Strugës Trim Lum, Bledi Shkembi.