Ribeiro: Me stadiumin plot, synojmë fitoren kundër Vardarit

Pas dy fitoreve radhazi (2-1 ndaj Shkupit dhe fitores bindëse 5-0 ndaj Konjarit në Kupë), në kampin e Bashkimit mbizotërojnë euforia dhe optimizmi i vërtetë para derbit të madh me kampionin aktual, skuadrën e Vardarit.

Kumanovarët e mposhtën Skopjen në transfertë javën e kaluar, për triumfin e parë këtë sezon, ndërsa se kriza tashmë është pas tyre e konfirmuan me pesë golat në rrjetën e skuadrës së ligës së tretë BVB Konjari, si një paralajmërim ideal para përballjes së sotme me „kuqezinjtë“ e Shkupit. Luis Ribeiro është në formë të shkëlqyer dhe dëshiron që seria pozitive e Bashkimit të vazhdojë edhe sot në Kumanovë.

„Përballjet me Vardarin gjithmonë sjellin motivim dhe emocion të veçantë. Duam tribuna të mbushura dhe një fitore të re për ta vazhduar serinë. I ftoj të gjithë tifozët të na japin mbështetje, që në fund të festojmë së bashku“, tha Ribeiro.

Edhe pse tradita është në anën e “kuqezinjve”, të cilët në 18 përballjet e mëparshme mes tyre kanë 11 fitore, kundrejt 4 të Bashkimit dhe 3 barazimeve, kumanovarët janë të gatshëm të luftojnë deri në vërshëllimën e fundit.

Dueli mes Bashkimit dhe Vardarit zhvillohet sot në stadiumin e Qytetit në Kumanovë, duke filluar në orën 16:00, ndërsa drejtësinë në fushë do ta ndajë Aleksandar Grujoski.