Shkëndija fitoi vetëm një pikë, Jagiellonia shpëtoi nga humbja në sekondat e fundit

Përfaqësusei i vetëm nga Maqedonia në raundin kryesor të Ligës së Konferencës, skuadra e Shkëndijës, ishte në prag të një tjetri triumfi të madh në garën e klubeve evropiane, por lojtarët e Jagiellonias në fund arritën të shmangnin humbjen me një gol në minutën e dhjetë të kohës shtesë.

Të dy ekipet luajtën me kujdes gjatë gjithë ndeshjes dhe dukej se ishin më të shqetësuar për golin e tyre sesa për atë të kundërshtarit. Fabris Tamba pati rastin më të mirë për të shënuar. Ai u asistua nga Zejnullai dhe u gjend në një pozicion të mirë në të djathtë, por gjuajtja e tij shkoi pak jashtë portës. Nga ana tjetër, mysafirët nga Polonia kishin vetëm një gjuajtje, dhe atë nga një goditje e lirë. Vdovik gjuajti preciz, por topi përfundoi në duart e portierit kuqezi, Gaje.

Në minutën e 49-të, Shkëndija kaloi në epërsi. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Uebsteri, Liridon Latifi u gjend në vendin e duhur dhe i dha epërsinë kampionit të Maqedonisë.

Në kohën shtesë, Jagiellonia po sulmonte portën e skuadrës tetovare, të cilët me durim prisnin mundësinë për të shënuar një gol tjetër. Në minutën e 79-të, Besart Ibraimi u përpoq ta befasojë portierin e mysafirëve, i cili arriti ta devijoj gjuajtjen e tij.

Dhe kur të gjithë prisnin fundin dhe një triumf të ri për Shkëndijën, aksioni i Jagiellonisë në krahun e majtë, një rrëmujë në të cilën më i mirë u gjend Sergio Lozano, i cili mposhti Gajen me një gjuajtje të fortë dhe solli një pikë për ekipin e divizionit të parë në Poloni.