Shkëndija lehtësisht deri te pikë e reja kundër Tikveshit dhe pozita e kryesuesit

Shkëndija arriti deri te fitorja dhe tri pikët e reja në Kavadar, duke mposhtur Tikveshin me rezultatin 4-1.

Ekipi mysafir kaloi në epërsi në minutën e 15-të me anë të Anes Meliqit. Pasoi një periudhë më e qetë, pas së cilës Shkëndija luajti edhe më mirë para përfundimit të pjesës së parë. Së pari, Besart Ibraimi bëri një vrapim të shkëlqyer përmes mbrojtjes, tërhoqi portierin Stefan Tasev drejt vetes dhe nga një pozicion i vështirë e dërgoi topin pas shpinës së portierit vendas. Ky gol erdhi në minutën e 36-të (0-2), dhe pak para pushimit rrjeta e sekuadrës vendase u tund për herë të tretë. Kësaj radhe shënon Liridon Latifi, i cili luajti mirë në zonën e penalltisë dhe loboi Tasevin për 0-3 .

Në vazhdim që të dy skuadrat arrijnë të shënojnë gola. Fillimisht Tikveshi arriti ta zbut epërsinë e mysafirëve në 1-3 në minutën e 49-të, pasi Kristijan Stojkoski ekzekutoi goditjen nga këndi, dhe në shtyllën e dytë Blagoj Stojçev, shënoi golin e tij të tretë të sezonit.

Megjithatë, shpresat e ekipit të Kavadarit u shuan shpejt, pasi në minutën e 54-të Fabris Tamba shënoi për rezultatin përfundimtar 1-4. Latifi krosoi nga krahu i majtë, topi goditi Varelovskin dhe u kthye ngadalë drejt portës, dhe Tamba thjesht e shtyu atë në rrjetë në mënyrë rutinore.

Me këtë fitore, Shkëndija numëron 67 pikë, ose dy më shumë se Vardari, i cili nesër do të jetë mysafir nominal i Shkupit. Në raundin tjetër, Shkendijën e pret ndeshja në shtëpi kundër Bashkimin, ndërsa Tikveshi është mysafir i Vardarit.