Në ndeshjen e sotme kundër Bashkimit në kuadër të javës së 29-të të LPFM-së, Shkëndija duhet të gjejë një mënyrë për të marrë tri pikët. Kampioni aktual nuk ka vend për gabime nëse dëshiron të qëndrojë në garën për titullin me Vardarin, i cili, me fitoren e djeshme ndaj Tikveshit, aktualisht është katër pikë prapa.
“Kuqezinjtë” e Tetovës e kanë mposhtur Bashkimin dy herë këtë sezon dhe e kanë “recetën” për triumf, duke shpresuar ta aplikojnë sot për të kompensuar edhe një herë diferencën prej një pike me rivalin e tyre më të madh për titullin këtë sezon.
Portieri i Shkëndijës, Babubakar Gaje, beson se ndeshjet kundër kundërshtarëve të tillë janë më të vështirat dhe se skuadra duhet të jetë e përqendruar nga sekondën e parë deri në të fundit, duke shtuar se qëllimi i skuadrës është të fitojë kurorën e dyfishtë këtë sezon.
"Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje. Ndeshjet më të rrezikshme janë kundër ekipeve që luftojnë për mbijetesë, sepse ato gjithmonë gjejnë motivim kundër atyre ekipeve që luftojnë për renditjen më të lartë. Duhet të jemi të përqendruar nga sekondën e parë deri në të fundit, të mos bëjmë gabime dhe të kontrollojmë lojën. Qëllimi ynë këtë sezon është një kurorë e dyfishtë, pra një titull kampion dhe një kupë në Kupën e Maqedonisë", tha Gaje.





