Asnjë domethënie rezultative për Sileksin nuk ka përballja e sotme me Arsimin. Skuadra nga Kratova është e sigurt në pozitën e katërt, ndërsa prioritet për të do të jetë finalja e Kupës më 20 maj.
Prandaj futbollistët e Kratovës hyjnë krejtësisht të çliruar në ndeshjen e sotme.
Shkojmë si në çdo ndeshje për fitore, edhe pse ky takim nuk ka domethënie rezultative. Për ne më e rëndësishme është finalja e Kupës, ku e dëshirojmë trofeun. Prandaj ky duel do të na shërbejë si një lloj përgatitjeje për finalen”, thotë Gjorgje Xhekov, mbrojtësi i Sileksit.
Ndeshja në Kratovë fillon në ora 16:00.





