Tikveshi përgatiti një befasinë më të madhe në xhiron e pestë të LPFM-së, duke e mposhtur Shkëndijën e Tetovës me 1:3, ndërsa në rolin kryesor u shfaq N’Fanli Sila, autor i 3 golave.
Skuadra nga Kavadari mori tri pikë të mëdha në duelin me ekipin favoritë, të cilët deri në këtë ndeshje nuk kishin pësuar humbje në sezonin e ri. Skuadra nga Tetova këtë herë ishin zyrtarisht vendas, por ndeshja u zhvillua në terrenin e FFM-së.
Tikveshi e hapi rezultatin në minutën e 20-të. Pas krosimit nga krahu i majtë, Sila reagoi shkëlqyeshëm dhe me një goditje të parë e mposhti Ramanin për epërsinë e skuadrës së tij.
Shkëndija u përpoq të përgjigjej, por Tikveshi ishte skuadra që përsëri arriti të shënonte. Në minutën e 60-të, Sila nisi një depërtim individual, ndërsa aksionin e përfundoi me një goditje të fuqishme për golin e dytë dhe epërsinë 0:2.

Tetovarët megjithatë nuk u dorëzuan. Besart Ibraimi arriti ta tundte rrjetën e Tikveshit me një goditje me kokë dhe ta rikthente Shkëndijën në lojë.
Skuadra vendase më pas u hodh në një ofensivë të plotë në kërkim të barazimit, por pikërisht kjo i la hapësirë Tikveshit për një kundërsulm. Sila pati një mundësi ideale, doli i vetëm përballë Ramanit dhe realizoi pa gabim për het-trikun e tij dhe rezultatin përfundimtar 1:3.
Detyra e Shkëndijës u ndërlikua edhe më shumë në fund, kur Islami mori karton të kuq dhe e la skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.
Deri në vërshëllimën e fundit, Tikveshi jo vetëm që arriti ta ruante epërsinë, por pati edhe mundësi për 4:1, por nuk e shfrytëzoi një rast të mirë, ndaj rezultati mbeti 3:1.





