Sileksi mposhti Rabotniçkin me rezultatin 3:1 në Kratovë dhe vazhdoi efektin maksimal në Ligën e Parë . Në një ndeshje tejet joshëse skuadra vendase arriti të shfrytëzojë shumicën e rasteve të krijuara, ndërsa trajneri i ri i mysafirëve, Alparslan Erdem, debutoi me humbje.
Në minutën e 20-të, portieri i Sileksit, Ljupço Xhekov, u lëndua pas një përplasjeje me Trajkovin dhe u largua nga loja, ndërsa u zëvendësua nga Daniel Bozhinovski.
Në minutën e 32-të, Florian Kadriu shfrytëzoi një gabim të Daniel Bozhinovskit që vraponte, ai kishte portën e zbrazët diagonalisht nga ana e majtë, por nuk arriti të godiste saktësisht.
Sileks kaloi në epërsi për 1:0 në minutën e 43-të. Hrvanović reagoi në mënyrë perfekte pas krosimit nga krahu i majtë dhe me një gjuajtje të saktë me kokë godet në rrjetën e Vasko Vasilevit.
Në minutën e 61-të, Sileksi ngritë epërsinë në 2:0. Angjeleski kombinoi me Adi Aliç në zonën e penalltisë, duke u çlirua nga Velkoski dhe me një dhe me një gjuajtje të saktë e mposhti Vasilevin.
Në minutën e 75-të, mysafirët kërkojnë penallti, kur Gjorgji Xhekov ndërhyn ndaj Kalani Almeidës në zonën e reptësis , por Stojançe Trpçevski nuk e akordoi atë në fillim. Megjithatë, pas një thirrjeje nga dhoma e VAR-it, ai e shikoi përsëri momentin dhe tregoi nga pika e penalltisë. Xhelil Asani ishte golashënuesi i suksesshëm në minutën e 79-të të ndeshjes.
Deri në përmbyllje David Mateski shënoi edhe një gol për Sileksin, por u shpall në pozicion jashtë loje. Megjithatë, më vonë, pas një ndërhyrjeje nga dhoma e VAR-it, goli u pranua dhe Sileksi festoi me rezultatin përfundimtar 3:1.





