Lideri i kampionatit vendor të futbollit, Vardari, pasditen e sotme luan si mysafir në Strugë, ku me fitimin e një pike mund ta vulosë titullin kampion, trofe që në klub pritet tashmë prej gjashtë vitesh.
Dy xhiro para përfundimit, kuqezinjtë” e Vardarit kanë gjashtë pikë përparësi ndaj rivalit direkt Shkëndijës nga Tetova.
Formacioni i udhëhequr nga Goce Sedloski në udhëtimin drejt Strugës shkon me seri prej pesë fitoresh, apo gjithsej shtatë ndeshje pa e ndier hidhërimin e humbjes, ndërsa në këtë seri vetëm Pelister arriti të fitojë një pikë.
Në anën tjetër, Struga në dy paraqitjet e fundit në ligën e parë pësoi humbje, edhe atë një në terren vendas kundër Brerës nga Strumica dhe javën e kaluar nga Shkëndija në Tetovë.
Në dy përballjet e mëparshme në kampionat nuk pati fitues. Në tetor të vitit të kaluar në Shkup, Vardari dhe Struga shënuan nga dy gola, ndërsa në fund të muajit shkurt rrjetat u tundën nga një herë.
Në Strugë në listën e golashënuesve u regjistruan Hristijan Maleski dhe Mislav Matiç, ndërsa në arenën mysafirët dy herë kaluan në epërsi, edhe atë me golat e Bunjamin Shabani dhe Basirou Compaore, kurse Vardari barazonte përmes Mato, i cili nuk realizoi goditje nga 11 metra, dhe Georgie Jankulov me golin në minutën e dytë të shtesës së kohës nga arbitri.
Fillimi i ndeshjes është caktuar për në ora 16:00.





