Skopje kërkon fitoren e parë të sezonit kundër Tikveshit

Me duelin midis Skopjes dhe Tikveshit nis raundi i katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Skuadra e rikthyer në LPFM, Skopje edhe në ndeshjen e dytë si nikoqir do të luajë në fushën e Qendrës Stërvitore "Petar Miloshevski".

Në paraqitjet e tyre të para, lojtarët e Skopje arritën të fitonin vetëm një pikë, kundër Struga Trim Lum, ndërsa skuadra e Muarem Muarem u mposht në ndeshjet kundër favoritëve për renditjen më të lartë në kampionat, Shkëndijës dhe Sileksit.

Ekipi vendas beson se në ndeshjen e sotme, pikërisht kundër Tikveshit, do të arrijë të shënojë fitoren e parë dhe ngadalë por sigurt të fillojë të ngjitet drejt kreut të tabelës.

Tikveshi vjen në Shkup pas një humbjeje të paplanifikuar në shtëpi ndaj Shkëndijës së Haraçinës. Skuadra nga Kavadari, pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit dhe dy triumfeve ndaj Arsimit dhe Bashkimit, fundjavën e kaluar në Kavadar, mbeti duarbosh.

Tikveshi është i vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes, por beson se mund të arrijë një rezultat të favorshëm dhe të qëndrojë në garë për renditjen më të lartë.

Ndeshja në fushën e Qendrës Stërvitore "Petar Miloshevski" fillon në orën 17:00.