Struga Trim Lum vazhdon me efekt maksimal në Ligën e Parë pas raundit të 4-të. Në një fushë të vështirë në Kumanovë, Struga TL mposhti Bashkimin bindshëm 5:0, duke regjistruar fitoren më të madhe si mysafir në historinë e saj në elitë.
Ndeshja filloi në mënyrë aktive, dhe Struga pati kërcënimet e para. Në minutën e 5-të, Ilijoski gjuajti fort, por topi shkoi jashtë portës. Vetëm një minutë më vonë, Radeski depërtoi nga krahu i majtë dhe gjuajti, por pa sukses. Në minutën e 16-të, Diako, nga vetëm pesë metra, nuk arriti të godiste me kokë rrjetën e Bashkimit.
Në minutën e 21-të, për shkak të një ndërhyrjeje të vështirë dhe me ndërhyrjen e VAR-it, Marko Simonovski u ndëhskua me karton të kuq direkt. Pas atij momenti, në fushë kishte vetëm një ekip, Struga Trim Lum.
Mysafirët shfrytëzuan menjëherë avantazhin e të pasurit më shumë lojtarë dhe me anë të Kampaores kaluan në epërsi me 0:1. Disa minuta më vonë, Liçina bëri një gabim duke u kthyer te portieri i tij, por Shabani nuk arriti të shndërronte gol pavarësisht se e kaloi portierin. Vetëm një minutë më vonë, Mici dërgoi një projektil të vërtetë që përfundoi në shtyllë.
Rasti i parë serioz për Bashkimin erdhi në minutën e 34-të, kur Xhelili doli i vetëm përpara portierit të Strugës, por nuk arriti të shndërrojë gol. Menjëherë pas kësaj, erdhi edhe dënimi. Radeski, pas një asisti nga Shabani, ngriti epërsinë në 0:2.
Në pjesën e dytë, mysafirët e kontrolluan plotësisht ndeshjen. Në minutën e 56-të, Kampaoré ishte në vendin e duhur dhe shënoi golin e tij të dytë, dhe të pestin këtë sezon, për një epërsi 0:3. Në minutën e 68-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Bunjamin Shabani e çoi epërsinë në 0:4.
Dhjetë minuta para fundit, Bashkimi mund ta kishte ngushtuar diferencën, por Hoxhiç gaboi nga pesë metra. Në minutën e 85-të, Manevski i dha fund ndeshjes, duke shënuar golin e pestë për një fitore bindëse 0:5.
Me këtë fitore, Struga Trim Lum konfirmoi dominimin e saj dhe mbeti skuadra me efektin maksimal në sezonin e ri.





