Liga e dytë: Teteks fitoi kundër Detonitit, fitorja e parë për Bregalnicën

Shtatë ndeshje u luajtën sot nga raundi i dytë i Ligës së Dytë, i cili mbyllet nesër me ndeshjen në Strumicë midis Belasicës dhe Skopjes.

Ekipi i Bregalnicës festoi një fitore 2:0 në transfertë kundër Vardarit në Negotinë, duke regjistruar fitoren e parë për sezonin e ri. Golat u shënuan nga Darijan Tasev dhe Luka Georgiev.

Ndeshja në Tetovë midis Teteksit dhe Detonit Plaçkovica ishte emocionuese dhe mjaft nxitëse. U shënuan pesë gola, dhe ekipi i Teteksit fitoi me 3:2. Golat u shënuan nga Daniel Nikolovski dhe Zlatko Radeski, ndërsa Filip Manasievski shënoi një autogol.

Pobeda dhe Kamenica Sasa lnuk shkuan përtej barazimit 2:2. Kristi Krajoski dhe Mohamed Ahmedov shënuan për ekipin vendas. Luka Nikolov dhe Muhamed Bekir shënuan për ekipin mysafir.

Shkëndija e Haraçinës vazhdon performancën e mirë dhe arrin një tjetër fitore, këtë herë ndaj Ohrit me rezultatin 2:1, me gola të Dario Desniç dhe një autogol të Albnor Kaba.

Triumfin më bindës këtë raund e arriti Sloga Vinica kundër ekipit të Golemo Konjarit me 5:1. Nikola Taleski shënoi dy herë. Ivan Nastevski, Ljupço Hristovski dhe Viktor Krstevski shënuan nga një herë. Bikim Alimovski shënoi për Golemo Konjarin.

Nesër në orën 19:30 në stadiumin “Mladost” në Strumicë, Belasica pret Skopjen në ndeshjen e fundit të raundit të 2-të.

Rezultatet, raundi i 2-të në Ligën e dytë

Kozhuvi – Novaci 2:0

Osogovo – Prespa 2:0

Pobeda – Kamenica Sasa 2:2

Shkendija Haraçinë – Ohër 2:1

Sloga Vinica – Golemo Konjari 5:1

Teteks – Detonit Plaçkovica 3:2

Vardar Negotino – Bregalnicë 0:2