Pas Shkëndijës, Tikveshi kërkon fitore ndaj Struga TL

Pas Shkëndijës, Tikveshi kërkon triumf edhe ndaj ekipit tjetër favorite për titullin vjeshtor. Struga TL është në “meny”-n e ekipit nga Kavadari, me shpresën se do ta vazhdojë serinë e mirë.

Atmosfera në Tikvesh është e shkëlqyer pas fitores ndaj favorites, ndërsa tani ekipi shpreson se kjo do të ndikojë edhe në duelin me Struga TL.

“Pas triumfit ndaj Shkëndijës dhe paraqitjes që treguam, atmosfera është e shkëlqyer dhe ndihet se e gjithë opinioni futbollistik maqedonas do të na shohë me sy të tjerë, sepse treguam se jemi një ekip cilësor që funksionon si një i vetëm. Këtë e kemi treguar që nga fillimi i sezonit, jo vetëm në ndeshjen e fundit.

Struga konsiderohet një nga ekipet më të mira, e cila edhe këtë vit do të luftojë për titullin. Ka një mbrojtje të shkëlqyer, me më së paku gola të pësuar, luan shumë disiplinuar dhe i shfrytëzon të gjitha rastet që i krijohen. Ka futbollistë të shkëlqyer individualë në sulm, të cilët me një lëvizje mund ta vendosin ndeshjen.

Pres një ndeshje të fortë, në të cilën detajet do të vendosin dhe e cila do të jetë e pasigurt deri në fund.

Ne, sigurisht, kemi planin tonë se si ta zhvillojmë këtë ndeshje dhe mendoj se, nëse luajmë sipas planit dhe udhëzimeve të dhëna nga stafi ynë profesional, mund të arrijmë një rezultat pozitiv. Në këtë sigurisht do të na ndihmojë edhe publiku ynë besnik, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm”, thotë Hristijan Stevkovski, portieri i Tikveshit.