Me triumfin ndaj Shkëndijës, dhe atë si mysafir, skuadra e Tikveshit tregoi se këtë sezon ka ambicie të renditet në pjesën e sipërme të tabelës. Skuadra nga Kavadari nuk ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit, me bilanc prej tre barazimesh dhe një fitoreje. Në ndeshjen e fundit, Tikveshi barazoi ndaj Strugës, më herët mposhti skuadrën e Shkëndijës, ndërsa para kësaj mbeti i pamposhtur edhe ndaj Vardarit.
Kjo u jep shpresë se edhe ndaj Sileksit mund të arrijnë fitore të reja dhe ta vazhdojnë serinë pozitive.
„Duam ta vazhdojmë serinë e rezultateve të mira që kemi në ndeshjet e fundit. Sileksi është një skuadër e shkëlqyer, edhe pse rezultatet në ndeshjet e fundit nuk e tregojnë këtë. Megjithatë, në ndeshje hyjmë me respekt maksimal dhe vetëm me qasje maksimale do të mund të arrijmë një rezultat pozitiv. Kratova është gjithmonë një transfertë e vështirë, por jemi optimistë se mund të marrim pikë“, deklaroi Kristijan Ackovski.





