Hungarezet sërisht bindëse kundër Maqedonisë

Përfaqësuesja e vajyave të Maqedonisë pësoi një tjetër humbje bindëse kundër Hungarisë. Këtë herë, në transfertë në Felhut, hungarezet shënuan fitoire me rezultat 7:0.

Sofia Majer hapi rezultatin në minutën e 21-të. Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Mila Paneva shënoi një autogol duke i dhënë kundërshtarëve epërsinë 2:0.

Fatkeqësisht, në pjesën e dytë të ndeshjes, hungarezët dominuan fushën dhe shënuan pesë gola në portën tonë.

Pas dy minutash lojë në pjesën e dytë, Emeke Papai e çoi epërsinë në 3:0, dhe në minutën e 51-të, Majer u përfshi përsëri në listën e golashënuesve dhe Hungaria kaloi në epërsi 4:0.

Në minutën e 63-të, skuadra vendase nuk arriti të shfrytëzonte një penallti me anë të Yhanet Kajan. Megjithatë, pesë minuta më vonë, Kajan ishte më e saktë dhe i dha Hungarisë epërsinë 5:0.

Në minutat e fundit të ndeshjes, hungarezet shënuan dy gola të tjerë. Në minutën e 85-të, Vanesa Naxhi e çoi epërsinë në 6:0, dhe rezultatin përfundimtar 7:0 e shënoi Çila Savanja, e cila shënoi me penallti në minutën e tretë të kohës shtesë.

Në ndeshjen e dytë të grupit, Azerbajxhani mundi Andorrën me rezultatin 2:0 dhe konsolidoi pozicionin e dytë në tabelë.

Duke u nisur drejt dy raundeve të fundit, Hungaria kryeson me 10 pikë, një më shumë se Azerbajxhani. Maqedonia është e treta me tri pikë, ndërsa Andorra është e fundit me një.

Në raundin e parafundit, më 5 qershor, Maqedonia pret Andorrën, dhe katër ditë më vonë mirëpresim kombëtaren e Azerbajxhanit në Manastir.