Vardari dhe AP Brera gjysmëfinalistë në kategoritë e të rinjve

Futbollistët e Vardarit dhe AP Brerës janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë në konkurrencën e të rinjve dhe kadetëve.

Në ekipin e të rinjve, Vardari eliminoi Maqedoninë Gj.P. pas një performance më të mirë në goditjet e penalltisë, pasi rrjetat ishin të paprekur pas 90 minuta lojë.

Vardari kishte një shans për të fituar, por portieri i Makedonija Gj.P, Darko Jovçevski, arriti të priste goditjen e penalltisë.

Në gjuajtjet e penalltive, penalltia kyçe u prit nga portieri i Vardarit, Pavel Grbevski, për fitoren 6:5 të “kuqezinjve”.

Një vend midis katër ekipeve më të mira siguroi edhe lideri i kampionatit të të rinjve, AP Brera, duke festuar ndaj Rabotniçkit me 2:0. Lojtarët e e kipit nga Strumica arritën fitoren me gola e shënuara në 15 minutat e fundit. Matej Sejmenov shënoi golin e epërsisë në minutën e 75-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë Ivan Tançev vendosi rezultatin përfundimtar.

Dy ndeshjet e mbetura çerekfinale do të luhen nesër. Nju Stars pret Shkupin, ndërsa Pelisteri pret Bregallnicën.

Vardari dhe AP Brera u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës në konkurencën e kadetëve.

Vardari eliminoi Makedonija Gj.P. pas një fitoreje 4:2. Shënuesi i trefishtë për “kuqezinjtë” ishte Nevzat Asani, i cili ishte preciz në minutat e 15-të, 36-të dhe 49-të, ndërsa Luka Georgioski shënoi gol në minutën e 60-të.

Golat për Makedonija Gj.P., u shënuan nga Darin Mihajlovski në minutën e 42-të dhe Luka Knezheviç në minutën e 86-të.

Kadetët e AP Brera mposhtën Rabotniçkin me rezultatin 2:0, me Vlatko Mançovskin që shënoi në minutën e 75-të dhe Stefan Vojçeski që shënoi në minutën e 89-të.

Ndeshjet Pelister – Bregallnica dhe Nju Stars – Shkupi, do të luhen nesër.

Në garën e pionierëve, Vardari iu bashkua Pelisterit dhe Bregalnicës. Këtë mëngjes, Vardari triumfoi ndaj Nju Stars si mysafir me 8:0.

Nikolçe Bataloski shënoi katër gola, Kiril Stojanovski ishte i saktë tre herë, dhe një gol ishte vepër e Pavel Koteskit.

Në çerekfinalen e fundit, takohen Rabotnicki dhe AP Brera, dhe fillimi është planifikuar për në orën 11:00.