Vardari dëshiron të vazhdojë serinë e fitoreve

Lideri i LPFM-së, Vardari, viziton Gostivarin këtë pasdite ku do të përballet me Bashkimin në një ndeshje nga java e 30-të.

“Kuqezinjtë” kërkojnë tri pikët e reja që do t’i çojnë një hap më afër fitimit të trofeut të kampionatit, pasi konkurrenti i drejtpërdrejtë në këtë garë, Shkëndija fitoi vetëm një pikë në duelin kundër Sileksit në ndeshjen e djeshme në Kratovë.

Përpara ndeshjes së sotme, skuadra e drejtuar nga Goce Sedloski ka një avantazh prej tri pikësh, dhe me një triumf të mundshëm në Gostivar, ai do të dyfishohet.

Vardari ka një seri prej tre fitoresh, pas një barazimi pa gola kundër rivalit të përbetuar Pelisterit, skuadra kryesuese në kampionat triumfoi ndaj Rabotniçkit, Shkupit dhe Tikveshit, duke shënuar 15 gola dhe duke mos e lejuar kundërshtarin të shënojë asnjëherë në portën e tyre.

Kumanovarët janë nikoqir në fushën neutrale, dhe në prag të ndeshjes kundër Vardarit, kur luajtën në stadiumin e tyre, nuk patën statistika mbresëlënëse.

Në katër paraqitjet e tyre të fundit, ata fituan vetëm dy pikë, pas barazimeve kundër Tikvesh dhe AP Brera, ndërsa Rabotniçki dhe Struga u larguan nga Kumanova me fitore dhe pikë të plota.

Dy ndeshjet e para të sezonit nuk ishin të pasura me gola. Në ndeshjen e parë në Kumanovë, rrjetat mbeten të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë të kampionatit, Vardari regjistroi një fitore 1:0, me Stefan Cvetkoviçin, autorin e golit të vetëm.

Ndeshja Bashkimi - Vardari do të luhet në stadiumin e qytetit në Gostivar, dhe fillimi është caktuar për në orën 16:00.