Zakariç dhe Spahiu siguruan Vardarit fitoren ndaj Arsimit

Trajneri Miodrag Bozhoviq regjistroi debutim të suksesshëm në stolin e Vardarit, pasi skuadra e tij e mposhti Arsimin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin „Petar Miloshevski“ pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Kampioni aktual e meritoi plotësisht fitoren dhe e justifikoi rolin e favoritit.

Vardari e shënoi golin e parë në minutën e 25-të. Spahiu nga krahu i majtë e shërbeu bukur Zakariqin, i cili me goditje të parë e gjeti rrjetën e Siljanovskit.

Në 30 minutat e para të pjesës së dytë nuk pati asgjë, ndërsa më pas regjistruam disa raste. Rrezikoi Todorovski, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Iljazi në minutën e 89-të pati mundësi, por gjuajti kalon pranë portës. Zakariqi pati një rast tjetër, por nuk e shfrytëzoi, ndërsa më pas, në minutën e 102-të, erdhi goli i dytë për Vardarin. Omeragiqi e shërbeu Spahiun, i cili i dha fund ndeshjes dhe vulosi fitoren e kuqezinjve.