Ekipi i futbollit të vajzave nga Koçani arriti të sigurojë mbijetesën në Ligën e Parë për vajza në Maqedoni, pasi mposhti ekipin e Biljanini Izvori me rezultatin 7:3, në ndeshjen play-offit.
Futbollistet nga Ohri, të cilat fituan vendin e dytë në Ligën e Dytë, kaluan në epërsi me 2:0 pas vetëm 6 minutave loj. Autore të golave ishin Marija Julçovska dhe Ivana Nikolloska.
Pastaj erdhi dominimi i plotë i ekipit nga Koçani, dhe serinë e golave për ekipin e Ligës së Parë, e hapi Andrea Doneva në minutën e 29-të.
Në minutën e 40-të, Katerina Mileska barazoi rezultatin në 2:2 dhe ish-lojtarja e kombëtares ishte edhe golshënuese e golit tjetër në minutën e 64-të.
Xhenita Kicara gjithashtu e mposhti portieren kundërshtare dy herë, në minutat e 60-të dhe të 87-të. Në minutën e 61-të, shënoi Marija Velinovska, dhe një gol u shënua nga Jovana Stojanova.
Në momentet e fundit të ndeshjes, Stefanija Ristova shënoi golin e tretë për Biljanini Izvori.





