Sileksi ka katër ndeshje pa fitore në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Në xhiron e kaluar e fitoi pikën e parë pas tri humbjeve radhazi nga Vardari, Shkëndija dhe Struga TL. Skuadra nga Kratova luajti vetëm barazim me Bregallnicën në fushën e vet, ndërsa sot do të ketë një mundësi të re për t’i dhënë fund kësaj serie të keqe.
Tikveshi është kundërshtari i Sileksit, i cili në Kratovë do të përpiqet edhe një herë të marrë tri pikë dhe t’i japë fund serisë së ndeshjeve pa fitore.
Kristijan Eftimovi, lojtari i Sileksit, shpreson se fitorja do të arrihet duke dhënë maksimumin.
„Sileksi gjithmonë synon fitoren, veçanërisht në fushën e vet. Do të japim maksimumin dhe shpresojmë t’i japim fund kësaj serie të keqe. Nuk është e këndshme të jemi katër ndeshje pa fitore, por shpresojmë se kundër Tikveshit do t’i japim fund kësaj serie. Respekt për çdo kundërshtar, megjithatë ne në çdo ndeshje hyjmë për të dhënë maksimumin dhe për të fituar, kështu do të jetë edhe tani“, tha Eftimovi.
Ndeshja Sileks – Tikvesh do të luhet në Kratovë, me fillim në orën 16:00.





