Murati: Mund të jemi befasia e javës së parë

Skuadra e Bashkimit do të nis sezonin në transfertë, kur të dielën, do të takohet me skuadrën e Sileksit në Kratrovë. Skuadra kumanovare kishte vështirësi dhe vonë filloi përgatitjet, mirëpo kjo nuk ul optimizmin te futbollistët për një tjetër sezon të suksesshëm në elitën e futbollit vendor.

“E fillojmë këtë kampionat me shumë entuziazëm. Edhe pse kemi hasur disa vështirësi dhe përgatitjet i kemi nisur me vonesë, jemi gati të japim maksimumin, tha në fillim Adis Murati.

Sipas Muratit, Sileksi është skuadër e fortë fizikisht , e cila dominon në fushën e vet.

“Na pret një kundërshtar shumë i fortë dhe i përgatitur mirë fizikisht. Në fushën e tyre janë gjithmonë të vështirë, por ne e njohim mirë Sileksin dhe do të luftojmë për çdo top, me synimin ta befasojmë në Kratovë,” thekson Murati.

Adis Murati beson se Bashkimi ka ekip të mirë dhe se ata mund të jenë befasi më e këndshme e javës së parë të futbollit vendor.

“Te FC Bashkimi 1947 nuk ka rëndësi kush luan, por sa jep për këtë fanellë. Shpresojmë ta nisim sezonin me një rezultat pozitiv dhe pse jo, të jemi befasia e javës, “tha në fund Adis Murati.

Ndeshja në mes Sileksit dhe Bashkimit, do të zhjvillohet në stadiumin në Kratovë, në orën 17.00.