Përfaqësuesja e Maqedonisë U20 e përfundoi me humbje paraqitjen në Lojërat Mesdhetare në Taranto, pasi humbi 1:5 nga përfaqësuesja e Marokut U19.
Maroku kaloi në epërsi që në minutën e parë përmes Hamza Radžit, por Maqedonia u përgjigj menjëherë. Në minutën e 4-t, Darjan Tasev shënoi golin e barazimit për 1:1.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 36-të, kur Zenebi Talbi e riktheu epërsinë e Marokut. Në pjesën e dytë, kundërshtari e konfirmoi fitoren me edhe tre gola. Munsef shënoi për 3:1, ndërsa më pas Esadi dhe Gurari realizuan për rezultatin përfundimtar 5:1.
Me këtë humbje, përfaqësuesja e Maqedonisë e përfundoi paraqitjen në Lojërat Mesdhetare në vendin e fundit të grupit, me një pikë të fituar.
MAQEDONIA – MAROKU
Stadiumi: "Xhiovani Paolo II", Taranto
Golashënuesit: 0:1 Hamza Raji 1', 1:1 Darjan Tasev', 1:2 Zinebi Talbi 36', 1:3 Mohamed Munsef 58', 1:4 Karim Esadi 78', 1:5 Abdelgafur Gurari 84'
MAQEDONIA: Stefan Jovanovski, Zlatko Radeski, Andrej Velkov, Adis Murati, Luka Atanasovski, Emir Shabotiq, David Mateski (M. Nikolovski), Harun Nezirovski (N. Manojlov), Darjan Tasev (V. Delov), David Golubov (S.Arifi), Andrej Stojanovski (L.Bojaxhiev), Seleksionues: Aleksandar Tanevski





