Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë U-15 e nisi me humbje pjesëmarrjen në turneun zhvillimor të UEFA-s, i cili zhvillohet në Strumicë dhe Turnovë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë u mposht nga Moldova me rezultat 2:0 në paraqitjen e parë, ndërsa golashënuese ishin Daniela Donik në minutën e tetë dhe Patricija Lungu në minutën e parë të kohës shtesë.
Në ndeshjen e dytë, Turqia e mposhti Malin e Zi gjithashtu me rezultat 2:0, ndërsa kjo ndeshje u vendos që në pjesën e parë.
Golin e parë për Turqinë e shënoi Tunçel Belinaj në minutën e 28-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë Lina Buhan vendosi rezultatin përfundimtar.
Të dielën janë në program ndeshjet e xhiros së dytë. Në stadiumin në Turnovë, Maqedonia do të përballet me Malin e Zi, ndërsa në fushën e kompleksit Pandev, Turqia do të takohet me Moldovën.
Fillimi i të dyja ndeshjeve është caktuar për orën 16:30.





