Vardari është favorit i madh për triumf ndaj Bashkimit, që renditet i fundit, por këtë duhet ta tregojë edhe në fushë. Nuk është e lehtë të luash në Stadiumin e Qytetit në Kumanovë, ndërsa vendasit me siguri do të kenë motivim të madh për ta ndalur kampionin aktual.
Këtë e di edhe portieri me përvojë i Vardarit, Davor Taleski, i cili megjithatë thekson se Vardari vjen për t’i fituar tre pikët.
„Vardari gjithmonë synon fitoren, plani është t’i fitojmë tre pikët ndaj Bashkimit në Kumanovë. Duam të hyjmë në një seri fitoresh dhe të ngjitemi drejt pozitave udhëheqëse në tabelë. E respektojmë Bashkimin, por besojmë se jemi më të mirë dhe këtë duhet ta dëshmojmë në ndeshjen e sotme“, thotë Davor Taleski.
Vardari hyn në xhiron e shtatë pas triumfit ndaj Arsimit në xhiron e kaluar, ndërsa edhe Bashkimi në xhiron e fundit arriti pikët e para pasi mposhti Skopjen në transfertë.
Ndeshja mes Bashkimit dhe Vardarit është caktuar për në orën 16:00 në stadiumin e Kumanovës, ndërsa do ta gjykojë Aleksandar Grujovski.





