Hapet procesi i akreditimit të mediave për ndeshjet e Maqedonisë me Zvicrën e Skocinë

Federata e Futbollit e Maqedonisë i informon përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit të gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve për ndeshjet në shtëpi, të përfaqësueses A të Maqedonisë kundër Zvicrës dhe Skocisë, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Ndeshja Maqedoni – Zvicër do të luhet në 26 shtator (Arena Kombëtare „Todor Proeski“, Shkup, ora 20:45), ndërsa dueli Maqedonia – Skocia është caktuar për 3 tetor (Arena Kombëtare „Todor Proeski“, Shkup, ora 20:45).

Të gjithë përfaqësuesit e mediave duhet ta plotësojnë formularin e akreditimit jo më vonë se 21 shtator (e hënë) dhe ta dërgojnë në press@ffm.com.mk

Për shkak të interesimit të madh për ndjekjen e ndeshjeve, si dhe numrit të pritshëm të përfaqësuesve të mediave nga kombëtaret mysafire, pas skadimit të afatit të përcaktuar nuk do të jetë e mundur akreditimi shtesë.

Federata e Futbollit e Maqedonisë e rezervon të drejtën ta kufizojë numrin e përfaqësuesve të akredituar të mediave, në varësi të vendeve në dispozicion, numrit të vendeve të parashikuara për bartësit e të drejtave televizive për ndeshjet, si dhe nevojave teknike dhe organizative të UEFA-s dhe federatës në tribunën e mediave të Arenës Kombëtare „Todor Proeski“.

I ftojmë të gjitha mediat e interesuara ta dorëzojnë aplikimin e tyre në kohë dhe ta respektojnë afatin e përcaktuar për akreditim.