Të rinjtë e Vardarit mposhtën bashkëmoshatarët e Makedonija Gj.P. me 6:1 dhe vazhduan serinë e fitoreve në kampionat.
“Kuqezinjtë” janë skuadra e vetme në këtë garë pa humbje dhe kryesojnë tabelën me numër identik pikësh me Shkëndijën e Tetovës, e cila ka një ndeshje më shumë.
Vardari kaloi në epërsi me golin e Nevzat Asanit në minutën e 21-të. Në të 29-tën, Matej Nikollov e rriti epërsinë në 2:0, ndërsa dy minuta më vonë shënoi përsëri për epërsinë 3:0. Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Jovan Eftimovski shënoi golin e katërt për vendasit.

Në minutën e 58-të, Nikollov kompletoi het-trikun për epërsinë 5:0, ndërsa Nikollçe Bataloski në të 66-tën e mposhti për herë të gjashtë portierin kundërshtar. Golin e vetëm për Makedonija Gj.P. e shënoi Darin Mihajlovski në minutën e 76-të.
Kampioni në fuqi AP Brera triumfoi ndaj Rabotniçkit me 3:2. Ekipi nga Strumica, me golat e Riste Milevit në minutën e 3-të dhe të Filip Kuleskit në minutat 39 dhe 53, arritën epërsinë 3:0. Në vazhdim të ndeshjes, Jovan Milenkovski shënoi dy herë për rezultatin përfundimtar 3:2.

Një gol i shënuar nga Alek Sivakov i mjaftoi Pelisterit për të mposhtur Shkupin, ndërsa fitore si mysafir me 2:0 shënoi edhe Shkëndija e Tetovës në përballjen me Bregallnicën e Shtipit.
Tri pikë si mysafir fitoi edhe Ohri, pasi në Tetovë mposhti Teteksin me 3:1.
Në kampionatin për kadetët, liderët aktual me nga 10 pikë janë Pelisteri dhe AP Brera. Manastirasit në xhiron e katërt në Tetovë ndaj Shkëndijës luajtën baraz 2:2. Shkëndija kaloi në epërsi 2:0 me golat e Ajet Rexhepit në minutën e shtatë dhe të 12-të, ndërsa më pas pasuan golat e Jovan Pashovskit në minutat 38 dhe 60, ky i fundit nga penalltia.
Edhe AP Brera luajti si mysafir në Tetovë, ndërsa kundërshtar ishte Teteksi. Ndeshjen në favor të ekipit nga Strumica e vendosi David Mirçovski me golin e shënuar pesë minuta para përfundimit të duelit.

Në një tjetër duel mes rivalëve të qytetit, Vardari triumfoi ndaj Makedonija Gj.P me 2:1 në Gjorçe Petrov. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Filip Andonovskit në minutën e 13-të. Në të 51-tën, Stefan Stefanoski barazoi në 1:1, ndërsa nëntë minuta më vonë, Millosh Mandiq i solli fitoren Vardarit.
Arsimi triumfoi ndaj Rabotniçkit me 2:0 në Gostivar, ndërsa rrjetat mbetën të paprekura në ndeshjen Ohër – Bregallnica Shtip.
Në Superligën e pionierëve, pas katër xhirove kryeson Pelisteri me pikët maksimale, 12. Manastirasit në këtë raund triumfuan në transfertën ndaj Shkëndijës së Tetovës me 3:1. Golashënues për mysafirët ishin Lambro Dimitar Anastasovski, Ognen Pisanikovski dhe Damjan Strezovski, ndërsa golin për vendasit e shënoi Dior Alili.

Më bindëse në këtë raund ishte AP Brera pas fitores 6:0 ndaj Teteksit, ndërsa mysafirët triumfuan edhe në ndeshjet Struga Trim Lum – Skopje 1:3, Ohër Lihnidos – Bregallnica Shtip 1:4 dhe Makedonija Gj.P. – Vardari 1:2.
Arsimi dhe Rabotniçki shënuan nga dy gola në ndeshjen në Gostivar dhe fituan nga një pikë.





