KFV Luboteni i vetmi me bilanc maksimal pas tri xhirove në Ligën e Futbollit për vajzat

Në ndeshjen e fundit të xhiros së tretë të kampionatit të Futbollit të Maqedonisë për femra, Luboteni triumfoi ndaj Koçanit me rezultat 8:2 dhe është skuadra e vetme me bilanc maksimal në fillim të sezonit.

Më meritorja për fitoren ishte Yllza Maksuti, e cila shënoi tri herë, në minutat 14, 15 dhe 34, ndërsa serinë e golave e hapi Roberta Do Nasimento Lourdes, në minutën e tretë.

Deri në fund të pjesës së parë, rrjetën e Koçanit e tundi Kalina Popeski, e cila e mposhti portieren kundërshtare edhe pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Nga një gol në duelin në Tetovë shënuan Mihaela Dodevska (55) dhe Iva Jovanoska (64). Golat për Koçanin i shënuan Iva Saltirova në minutën e shtatë dhe Katerina Mileska nga penalltia në minutën e 83-të.

Në derbin e xhiros së tretë, kampionia në fuqi Skopje, si mysafire, e mposhti Tiveria Brerën me rezultat 3:0. Kampioniet në fuqi kaluan në epërsi me golin e Rabija Dervishit në minutën e dhjetë. Një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, Jovana Karalioska e rriti epërsinë në 2:0, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Blehana Alieska në minutën e 53-të.

Ditë më parë, AS Junajted në Shkup shënoi fitore 4:1 në ndeshjen ndaj Istatovit. Vendaset kaluan në epërsi me golin e Kanita Eminit në minutën e 20-të, ndërsa në pjesën e dytë mysafiret arritën të përmbysnin rezultatin.

Në minutën e 59-të, Tamara Lazaeska barazoi në 1:1, ndërsa më pas, erdhën golat nga Sara Dika, Jovana Pavlovska-s dhe Olivera Cokleska-s.

Në dy ndeshjet e tjera, Pelister Pro triumfoi si mysafir ndaj Vardarit me rezultat 4:3, ndërsa fitore si mysafir shënoi edhe Kamenica Sasa në përballjen me Reçicën.