Maqedonia U18 u mposht nga Mali i Zi në Ohër

Përfaqësuesja e Maqedonisë U18 humbi 0:1 në të parën nga dy ndeshjet miqësore kundër Malit të Zi.

Ndeshja në stadiumin “Biljani Izvori” në Ohër u vendos në minutën e 71-të, kur Arda Iljazovski shënoi autogol.
Vasko Popaliski pati rastin më të mirë për përfaqësuesen tonë në pjesën e parë, me një goditje nga skaji i zonës së rreptësisë, ndërsa i njëjti futbollist nuk arriti të shënonte as në pjesën e dytë, pas një rrëmuje në zonën e vogël të kundërshtarit.

Dueli i dytë mes Maqedonisë dhe Malit të Zi do të zhvillohet të martën, duke filluar në orën 11:00.

Maqedonia : Mali i Zi 0:1 (0:0)

0:1 Arda Iljazovski (autogol) 71’

Maqedonia: Luka Grçevski, Aleksa Jazagiq, Teo Stojçevski, Pavel Koteski, Marko Ivanov, Alek Çedomirski (nga minuta e 54-të Alek Tripkov), Arda Iljazovski (nga minuta e 78-të Luka Georgiev), Blendi Ljaçka, Vasko Popaliski, Andrej Cvetkovski, Marko Mirçevski (nga minuta e 54-të Jakov Preliski).

Përzgjedhës: Vllatko Kolev.

Mali i Zi: Simon Sošić, Stefan Nediq, Andrija Rondoviq, Petar Ivanoviq (nga minuta e 77-të Luka Markoviq), Matija Rakçeviq, Aleksa Çaushеviq (nga minuta e 67-të Matija Kneževiq), Mark Gjokaj (nga minuta e 77-të Pavle Pejoviq), Vesko Çukiq, Petar Radomiroviq, Danilo Kisiq (nga minuta e 67-të Nemanja Kljajeviq), Luka Vušuroviq (nga minuta e 77-të Petar Begoviq).

Përzgjedhës: Radovan Kavaja.