Lojrat Mesdhetare "Taranto 2026"/ Disfatë e thellë nga Turqia

Në ndeshjen e dytë të fazës grupore të Lojërave Mesdhetare në Taranto, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, u mposht nga Turqia me rezultatin 3:0.

Lojtari më i merituar për triumfin e turqve ishte Ozder Ozcan, i cili arriti të shënojë tri gola.

Goli i epërsisë u shënua në minutën e 26-të pas një gjuajtje të saktë nga pika e bardhë dhe tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, kundërshtari arriti të kalojë në epërsi 2:0.

Në këtë periudhë të ndeshjes Maqedonia pati mundësi për të arritur gol, por rastet më të rënda nuk i realizuan Manojlov dhe Arifi.

Në vazhdim të takimit në mesin e golashënuesve u rendit sërish Ozachan, ndërsa goli u shënua në minutën e 59-të.

Në ndeshjen e parë të grupit tonë, Tunizia mposhti Marokun, dhe në prag të raundit të fundit, shanset për t'u kualifikuar në gjysmëfinale janë reduktuar në minimum.

Para ndeshjeve përfundimtare të planifikuara për të mërkurën, dy vendet e para me nga 4 pikë janë Turqia dhe Tunizia, të cilat do të vendosin në një duel të drejtpërdrejtë për vendin e parë. Maroku dhe Maqedonia janë në pozicionin e tretë dhe të katërt, dhe do të luajnë duelin e tyre me fillim në orën 10:30

 

MAQEDONI – TURQI 0:3 (0:2)

Stadiumi: Xhovani Paolo II

Arbitër kryesor:Hisham Temsamani(Maroku) Basem Belaid (Tunizi)

Asistentë:Daniele Milone, samuel Frontedu(itali) Ajmen Ismail (Tunizi), Zakaria Bushatui (Marok)

Golashënues: Ozder Ozaçan 26 (penallti), 41, 59

MAQEDONIA: David Iloski, Zlatko Radeski, Andrej Velkov, Adis Murati, Luka Atanasovski, Emir Shabotiç (Luka Bojaxhiev 73), Salim Arifi (Andrej Stojanovski 63), Nikola Manojlov, Marko Nikollovski (David Mateski 63), Viktor Dellov (Harun Nezirovski 79), Darjan Tasev (David Golubov 73)